Borell: BE-ja do të përgjigjet për arrestimet në Rusi

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell deklaroi sot se homologët e tij të vendeve-anëtare të BE-së do ta shqyrtojnë në orët e ardhshme përgjigjen e arrestimit të më shumë se 3.000 protestuesve në Rusi të shtunën.

Përpara takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, ai tha se BE do të përgjigjet për “zhvillimet shqetësuese në Rusi”, transmetojnë mediat britanike.

Të shtunën në Rusi shpërthyen protesta masive lidhur me arrestimin e liderit të opozitës Aleksei Navalni.