QEVERITARËT DO TË PUBLIKOJNË SHPENZIMET ZYRTARE, SA JANË HARXHIMET E TYRE NË 6-TË MUAJT E KALUAR?!

631
0
SHPËRNDAJE

Të gjithë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari i përgjithshëm duhet në fillim të janarit publikisht t’i publikojnë shpenzimet zyrtare të bëra në gjashtë muajt e kaluar. Ky informacion, siç njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë. “Në pajtim me parimet e Qeverisë për shpenzimin transparent dhe llogaridhënës të mjeteve shtetërore në seancën e Qeverisë u soll vendim me të cilin obligohen të gjithë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari i përgjithshëm të dorëzojnë informacion për shpenzimet zyrtare të bëra në kuadër të buxhetit të tyre në gjashtë muajt e parë nga vendosja në funksione. Filluam me ta, ndërsa fazën e ardhshme kjo do të vlejë për gjithë bartësit e tjerë të funksioneve”, deklaroi zëdhënësi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU