Nga mesnata derivatet e benzinës lirohen për dy denarë

TË FUNDIT

Prej sonte në mesnatë çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) ulen për dy denarë për litër në raport me çmimet e pakicës të konfirmuara me vendimin prej 18.01.2021. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), ndërkaq, ulet për 13 denarë dhe do të jetë 41,50 denarë për litër, përderisa çmimi i mazutit me pakicë mbetet në nivel të njejtë.

Siç kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE), prej sonte në mesnatë çmimet do të jenë: EUROSUPER BS – 95, 61 denarë për litër, EUROSUOPER BS-98, 63 denarë, EURODIZEL BS 52,50, ekstra i lehtë 1 (EL-1) 41, 50  dhe mazuti M-1 NS 30,823 denarë për kilogramë.

KRRE në të vërtetë bëri harmonizim të Vendimit prej 18.01.2021 me të cilin janë konfirmuar çmimet më të larta me pakicë t derivateve të naftës dhe derivateve për transport me Ligjin për akciza. Vendimi për harmonizim e solli sepse ndërpret së vlejturi Dekreti me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me çka praktikisht prej sonte në mesnatë në fuqi hyn Ligji për akciza.

“Për shkak të skadimit të validitetit të Dekretit që ishte sjellë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, prej sonte në mesnatë kthehet në fuqi Ligji për akciza i cili zbatohej para se të sillet Dekreti. Për shkak të kësaj gjendje, KRRE solli ndryshim të vendimit me çka shumat e elementeve të caktuara që hyjnë në strukturë gjatë formimit të çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe derivateve për transport, janë ndryshuar në pajtim me shumat ekzistuese të akcizave, të konfirmuara me Ligjin për akciza. Këto çmime do të vlejnë deri në sjelljen e vendimit të ri”, thotë kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

KRRE çdo të hënë sjell vendim për konfirmimin e çmimeve më të larta të pakicës të derivateve të naftës dhe derivateve për transport. Nëse ndërkohë Kuvendi i RMV-së i votoi ndryshimet e Ligjit për akciza ku janë futur dispozitat nga Dekreti, KRRE do të caktojë mbledhje dhe do të kryejë harmonizim adekuat të vendimit.