NIMIC OPTIMIST PËR “EMRIN”, NUK KA ZGJIDHJE MAGJIKE, KA VULLNET NGA TË DYJA PALËT

757
0
SHPËRNDAJE

Bora në Belgjikë pak e shtyu, por nuk e pengoi takimin e Metju Nimicit me negocuesit Vasko Naumovski dhe Adamantois Vasillakis. Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e çështjes 25 vjeçare, u takua me negocuesit e të dyja palëve, pas thuajse tre viteve pauze në procesin e gjendjes së kompromisit rreth kundërshtimit grek për emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

“Për momentin ka atmosferë të mirë, ndërsa qeveritë e Shkupit dhe Athinës kanë vullnet të mirë që ta zgjedhin këtë çështje, ka udhëheqësi të mirë, ky moment është i mirë. Nuk do të shfaqet ndonjë emër i ri magjik, dyshoj në këtë gjë, kjo çështje shumë herë është diskutuar por ka shumë mundësi që mund të ndërmerren me vullnet politik dhe diplomaci të mirë”, tha Metju Nimic, ndërmjetsues i KB.

I kujdesshëm, siç tha- pa dhënë shpresa të rrejshme, Nimic theksoi se takimet me negocuesit do të intensifikohen, së paku një herë në muaj nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe se qeveritë e të dyja vendeve dëshirojnë që procesi të shkoj para si asnjëherë më parë.

“Nuk kam datë të saktë, por mund që muajt e ardhshëm të vijmë deri tek zgjidhja. Unë personalisht do të bëjë përpjekje. Me fleksibilitet të mjaftueshëm mund të arrihet deri tek zgjidhja. Atmosfera është e mirë, nuk ka iritim serioz”, shtoi Nimic.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nga Prishtina porositi se për momentin me Greqinë nuk bisedohet për emër të ri të shtetit.

“Ne nuk kemi arritur deri aty që të bisedojmë për emra të rinj apo diçka të ngjashme, ajo për të cilën besoj se këto ditë do të bisedohet është dëshira e të dyja vendeve për thellimin e zgjedhjes së problemit që e ka Greqia me emrin tonë kushtetues”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i RM-së.

Greqia e kundërshtoi emrin kushtetues të Maqedonisë që nga shpallja e pavarësisë më 1991. Ajo kërkon përcaktim gjeografik me qëllim që të bëhet dallimi mes emrit të shtetit dhe rajonit më të gjerë gjeografik Maqedonia, që shtrihet në pjesën më të madhe të Greqisë veriore. Në Maqedoni ekziston qëndrimi se ndryshimi i emrit mund të tërheq edhe ndryshim të identitetit të popullsisë maqedonase, gjë që Nimic edhe më herët dhe sot është munduar ta refuzojë.

Përgatiti: Biljana Georgievski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU