PARAKALIMI I YJEVE NË TEPIHUN E KUQ TË RTV21

1071
0
SHPËRNDAJE

Prapaskenat e xhirimeve të Vitit të Ri

Emrat më të mëdhenj të estradës shqiptare të zhanrit Hip-Hop the R&B janë mbledhur për të festuar në Party-in e madh të organizuar nga RTV21.

Këngëtarët më të dashur nga publiku kanë parakaluar në tepihun e kuq, duke u takuar kështu me fansa të shumtë të cilët kanë pasur mundësinë të bëjnë foto me dhe t’i përqafojnë ata.

Kjo është hera e parë që në fundvit organizohet një pritje e tillë për yjet e estradës të cilët gjatë gjithë vitit kanë punuar që për publikun të sjellin projekte të shumta të suksesshme.

Përmes fotografive të siguruara nga portali rtv21.tv shikoni yjet teksa parakalojnë në tepihun e kuq të RTV21 dhe reagimin e fansave të tyre.

Kjo është veç një pjesë e vogël nga ajo ka çka do të ju ofrojë RTV21 shikuesve për Vitin e Ri./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU