Për shkak të mosmbajtjes së maskës turistët në Bali dënohen me pompa

TË FUNDIT

Që nga viti i kaluar, Bali ka vendosur mbajtje të domosdoshme të maskës mbrojtëse për shkak të koronavirusit, ndërsa shkelja e këtij detyrimi sanksionohet financiarisht, por edhe në mënyra të tjera, shumë të pazakonta.

Videoja, e cila për momentin është duke u postuar në mediat sociale, tregon turistë të hutuar të veshur për në plazh ose për një shëtitje nëpër ishullin ekzotik, duke bërë pompa në prani të policisë.

Në të vërtetë është një dënim për të huajt që nuk ndjekin rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në këtë vend dhe të cilët nuk kishin shtatë dollarë për të paguar gjobën për shkeljen e masës. Bali është kryesisht i mbyllur për turistët e huaj, por ka akoma mysafirë që mbërrijnë në ishull nga pjesa tjetër e Indonezisë.

Në ditët e fundit, policia “kapi” rreth njëqind turistë të cilët nuk mbanin maska ​​mbrojtëse. Shumica e tyre paguan gjobën, por rreth 30 prej tyre nuk kishin para me vete, kështu që u duhej të bënin pompa. Ata që nuk kishin maskë fare, duhej të bënin 50 pompa, ndërsa ata që nuk e mbanin siç duhet morën një detyrë fizikisht më të lehtë dhe duhej të bënin 15 pompa.