ÇIFTET NGA SHORTI I LIGËS SË EVROPËS

620
0
SHPËRNDAJE

32 skuadrat e mbetura në Ligën e Evropës kanë mësuar kundërshtarët e tyre

Në këtë kompeticion janë gjithsejtë 32 skuadra, të cilat kanë mësuar se kush me kë do të takohen.

Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, ka qenë me fat në këtë short, pasi përballë do të ketë ekipin debutues suedez, Osterunds.

Milani pritet të ketë punë të lehtë ndaj bullgarëve të Ludogorets, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë si mysafir.

Një duel interesant do të jetë ai në mes të Napolit dhe RB Leipzig.

Atletico Madrid që ka hyrë në Ligën e Evropës nga Liga e Kampionëve, do të ndeshet me Copenhagen të Danimarkës, ashtu si Borussia Dormtund  që do të përballet me Atalantan.

Ndeshjet e para të 1/16 të finales do të zhvillohen më 15 shkurt 2018, kurse ato të kthimit një javë më vonë.

Finalja e këtij edicioni të Ligës së Evropës do të zhvillohet në Lyon më 16 maj.

Çiftet:

Dortmund – Atalanta

Nice – Lokomotiva e Moskës

Copenhagen – Atletico Madrid

Spartak Moska – Athletic Bilbao

AEK – Dynamo Kiev

Celtic – Zenit

Napoli – RB Leipzig

Ylli i Kuq – CSKA Moska

Lyon – Villarreal

Real Sociedad – Salzburg

Partizan – Plzen

Steaua Bukuresht – Lazio

Ludogorets – Milan

Astana – Sporting

Osterunds – Arsenal

Marseille – Braga

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU