BE-ja e ka përshëndetur vendimin e Bajdenit që ta kthejë SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit

TË FUNDIT

BE-ja e ka përshëndetur vendimin e presidentit të sapozgjedhur Xhozef Bajden që t’i kthejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Marrëveshjen e Parisit dhe që sot i ka paralajmëruar kontaktet e para me administratën amerikane për luftë të përbashkët për mbrojtje të klimës.

“I gëzohemi kthimit të SHBA-së në anën tonë në udhëheqjen e përpjekjeve globale për luftë kundër krizës klimatike. Kriza klimatike është sfidë kryesore e kohës sonë dhe mund të zgjidhet vetëm me kombinim të të të gjitha forcave tona”, porositën në deklaratën e përbashkët përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Zhozep Borel dhe nënkryetari i KE-së, Frans Timermans.

Komisioni Evropian paralajmëroi se Timermans sot me telefon do të bisedojë me të dërguarin e posaçëm amerikan, Xhon Keri, për përgatitjen e samitit klimatik në Glazgou në nëntor të vitit 2021.