Britania e Madhe refuzoi të garantojë status diplomatik për ambasadorin e BE-së

TË FUNDIT

Britania e Madhe refuzoi t’i garantojë status të plotë diplomatik ambasadorit të Bashkimit Evropian në Londër, njoftoi Bi-Bi-Si.

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë refuzoi t’i garantojë status dhe privilegje të barabarta ambasadorit të BE-së, Zhao Vle dhe bashkëpunëtorëve të tij, siç kanë diplomatët nga vendet e tjera.

Si arsye për refuzimin e Forin ofisit theksohet se BE nuk është një shtet kombëtar.

BE-ja ka 143 delegacione në të gjithë botën dhe të gjithë e kanë statusin e misioneve diplomatike në vendet nikoqire dhe kanë status të plotë diplomatik.

“Propozimet e Londrës nuk janë bazë e arsyeshme për marrëveshje,” thekson Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zhozep Borel në letrën drejtuar shefit të diplomacisë britanike, Dominik Rab.

Britanikët në referendum në vitin 2016 votuan për dalje nga BE, ndërsa më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Mbretëria e Bashkuar pas 46 vjet anëtarësim u largua nga Unioni.