NDOTJA ENORME E AJRIT, KRYESON SHKUPI, MANASTIRI DHE TETOVA

890
0
SHPËRNDAJE

Tetova, Manastiri dhe Shkupi janë qytetet me nivel më të lartë të ndotjes së ajrit në vend, ndërsa sipas rezultateve të matjes së ajrit nga Ministria e Mjedisit Jetësor, ajri është i ndotur edhe në Kumanovë dhe Veles. Qytetet si Koçani, Kavadari dhe Dibra kanë nivel të ulët të ndotjes së ajrit.

ТETOVA PM25 82.47

MANASTIRI PM25 138.56

NË SHKUP, RKTORAT PM10 182.98

Për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit, para disa ditëve kryetari i Qytetit të Shkupi premtoi se do të bëjë transportin publik falas, por deri tani asgjë nga kjo masë. Shilegov solli vetëm masën për ndalimin e qarkullimit të makinave gjatë fundjavave deri në Vodno. Por, ai tha se kjo masë nuk po respektohet dhe se me  këtë duhet të merret Ministria e Brendshme.

“Të premten kur është festë shtetërore dhe kur të vlen ndalesa, do të jeni dëshmitarë se në tërësi do ta ndalojmë qarkullimin e automjeteve prej orës 9:00 të mëngjesit deri në orën 16:00 pasdite”, tha Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komunës se Tetovës Teuta Arifi thotë se nëse nuk do të ndërmerren masa të reja për kujdesin ndaj ajrit, komuna do të vazhdojë me planin e vjetër.

“Do të vazhdojmë që ti realizojmë idetë që kemi pasur për të arritur deri në një transport publik për qytetin që mendojmë se po ashtu është një prej zgjidhjeve. Njëkohësisht në kuadër të këtyre kemi paraparë edhe zgjerimin e zonave të parkingut”, tha Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

Matjet tregojnë se çdo ditë ndotja e ajrit tejkalon kufijtë e lejuar të grimcave PM10, përkatësisht arrin deri në 50 mikrogram në metër kub.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU