KONKURRENCA JOLOJALE ME PËRMASA SHQETËSUESE, BEKTESHI FAJIN E HEDH TEK QEVERIA

987
0
SHPËRNDAJE

Konkurrenca jolojale është një fenomen shqetësues e cila po i tangon afaristët. Afaristi, Fatmir Bytyqi vlerëson se çdo shtet në Ballkanin perëndimor, por edhe Maqedonia humb 30 deri 40 % nga konkurrenca jolojale, kur disa paguajnë tatim e disa jo.  Sipas tij rritja e konkurrencës jolojale vjen si rezultat i asaj, kur shteti nuk është partner në politikat e zhvillimit ekonomik afatgjatë.

“Kur shteti nuk u jep atyre që japin, ata janë të prirur për të kaluar në informalitet dhe mendoj që qeveria duhet të fillon dalëngadalë të bëhet partner i atyre që bëjnë biznes. 09:38 Derisa kjo pjesë nuk e sheh se shteti kujdeset edhe për këtë kategori me kthimin e mjeteve të cilat ata i japin në investime të përditshme mendoj që ky problem nuk do të zgjidhet”, tha Fatmir Bytyqi, afarist.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi zgjedhjen e këtij fenomeni e sheh përmes inspektorateve.

“Ne si ministri, por edhe si qeveri në përgjithësi do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht për t’i rritur kapacitetet e inspektorateve të cilat për momentin nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me Ministrinë e Ekonomisë, por janë drejtpërdrejt të lidhura dhe raportojnë në qeverinë e RM-së”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Se konkurrenca jolojale është pengesa më e madhe për biznesin në Maqedoni e ka konstatuar edhe Banka Evropiane për Avancim dhe Zhvillim disa muaj më parë. Sipas saj ballafaqimi me konkurrencën jolojale nuk është e rëndësishme vetëm për kompanitë, por edhe për qëndrueshmërinë e sistemeve financuese publike për sigurime sociale dhe shëndetësore.

Përgatiti: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU