NESËR RIKTHEHET DEBATI PËR SHQIPEN, GRUBI: NË JANAR, GJUHA SHQIPE ZYRTARE

797
0
SHPËRNDAJE

Gjuha shqipe në janar të vitit të ardhshëm do të zyrtarizohet në nivel të shtetit. Për këtë është i bidnur kryetari i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi. Të hënën rikthehet debati në këtë komision. Pas tri ditësh debat dhe shqyrtim të amendamenteve nga ana e partive politike, ligji do t’i dorëzohet kryetarit të kuvendit për miratimin përfundimtar të leximit të dytë.

“Uroj që kjo të ndodhë brenda vitit por sipas agjendës reformuese, jam i bindur se në mes të janarit e kemi të miratuar dhe në këtë mënyrë rrumbullaksohet  Marrëveshja e Ohrit dhe do të arrijmë barazinë gjuhësore, do ta mbyllim një kapitull shumë të rëndësishëm që rrjedh nga M.O dhe nga lufta e vitit 2001”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Leximin e parë të këtij ligj e kundërshtuan ashpër deputetët e  VMRO-DPMNE-së të cilët për ta penguar procesin, reagonin me replika dhe kundër replika. Tv 21 kërkoi qëndrim nga kjo parti, por nuk mori. Bazuar në deklarimet e tyre të mëhershme ky  ligj, e bën Maqedoninë shtet dygjuhësor dhe se zgjidhja e ofruar është në kundërshtim me Kushtetutën. Në fazën e dytë janë dorëzuar 91 amendamente nga VMRO-DPMNE, LSDM si dhe Besa. Lidhur me bojkotin e opozitës, Grubi tha se ata duhet të reflektojnë dhe ta votojnë këtë ligj, për ndryshe procesi zhvillohet edhe pa ta.

“Uroj që VMRO-DPMNE të reflektojë dhe të vijë të votojë ligjin për gjuhë, të vinë dhe ti ballafaqojnë argumentet rreth amendamenteve të cilët kryesisht ata i kanë dorëzuar bashkë me Besën, LSDM-në”, shtoi Grubi.

Ky propozim ligj ishte një nga kërkesat e partive shqiptare për formimin e qeverisë se re. Komisioneri i BE-së për zgjerim Johannes Han, gjatë qëndrimit të tij në Shkup  tha se ky ligj nuk është një nga kushtet e Bashkimin Evropian. Por më pas reaguan nga BDI duke thënë se deklarata e Hanit është keq-interpretuar. Propozim-ligji i ri për përdorimin e gjuhëve avancon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror, duke rregulluar paralelisht parimet, mënyrën dhe përgjegjësinë e institucioneve për të siguruar përdorimin zyrtar të gjuhës që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj vizavi të drejtës së qytetarëve për ta përdorur dhe për ta zbatuar atë në nivel zyrtar. Ligji duhet t’u mundësojë qytetarëve shfrytëzim, përdorim dhe zbatim të gjuhëve zyrtare dhe shkrimin e tyre edhe në procedurat gjyqësore.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU