FRODEM DHE REFORMATORËT BASHKOHEN, TA DEMOKRATIZOJMË VMRO DPMNE-në

722
0
SHPËRNDAJE

Partia FRODEM të cilën e formuan intelektualë të pakënaqur të VMRO DPMNE-së dhe iniciativa e cila angazhohet për reforma në këtë parti i bashkuan forcat me qëllim që, siç thonë ata, ta demokratizojnë VMRO DPMNE-në. Ata thonë se kanë përkrahje nga disa delegat aktual, por ende nuk kanë plan konkret se si do ta bindin VMRO DPMNE-në ta ndryshoj statutin e partisë dhe të demokratizohet. Më 17 dhjetor, kjo iniciativë do të dalë me qëndrim konkret për kongresin e VMRO DPMNE-së.

“E shfrytëzoj këtë mundësi që t’iu bëj thirrje edhe forcave tjera demokratike në VMRO DPMNE, që nuk janë të kënaqur nga udhëheqësi aktuale dhe se si po drejtohet partia në drejtim të kundërt ti bashkëngjiten kësaj iniciative dhe së bashku ta nxjerrim partinë nga kjo situatë e pahijshme”, u shpreh Ljupço Aleksovski, nga FRODEM.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU