Sekulloviq nuk ka informacione precize se a janë shkëmbyer të gjitha informacionet e dy MPB-ve për arratinë e Gruevskit

TË FUNDIT

Në përgjithësi sa i përket shkëmbimit të informacioneve bashkëpunimi i MPB-së së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi është i shkëlqyer. Gjatë vitit 2020 ndërmjet Byrove Kombëtare të Interpolit janë shkëmbyer rreth 540 informacione, ndërsa Sektorët e Policisë Kriminalistike ose Sektorët të cilët merren me krim të organizuar kishin një varg aksionesh të suksesshme, shkëmbimi i të dhënave për emigrimet dhe riatdhesimit funksionon shkëlqyeshëm. Ky është realiteti i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Këtë e deklaroi ministri malazez i Punëve të Brendshme, Sergej Sekulloviq, në konferencën për media pas takimit të sotëm të punës me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve se a janë shkëmbyer informacione për arratinë e Nikolla Gruevskit, Sekulloviq u përgjigj se në këtë moment nuk mund të përgjigjet qartë, sepse, siç tha, nuk ka informacione precize.