LSDM: Vaksinat e para kundër Covid19 arrijnë në shkurt, vijon procesi i imunizimit

TË FUNDIT

Vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të të sapo diagnostikuarve me koronavirus, si dhe përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit, e me këtë ulet edhe presioni mbi shëndetin publik dhe institucionet spitalore.

Kjo është për shkak të respektimit të masave të mbrojtjes së koronavirusit nga shumica e qytetarëve, si dhe kontrolleve të intensifikuara të inspektimit.

Ulja e numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital nuk është një arsye për t’u relaksuar, por përkundrazi, të gjithë duhet të vazhdojmë t’i përmbahemi vazhdimisht masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Vaksinat e para mbërrijnë në vend muajin tjetër!

Janë siguruar 800.000 vaksina për tërë vitin 2021 dhe i presim dozat e para të vaksinës Fajzer në shkurt.

Në të njëjtën kohë, Qeveria do të sigurojë doza shtesë të vaksinave të koronavirusit përmes dy mekanizmave të tjerë.

Një prej tyre është mekanizmi “Kovaks” nga ku priten 833.000 doza të tjera vaksinash dhe mekanizmi i tretë janë negociatat me vendet anëtare të BE-së, që janë të gatshme të heqin dorë nga një pjesë e vaksinave të tyre.

Gjithsej, përmes të tre mekanizmave këtë vit, vaksinimi duhet të sigurohet për 1.2 milionë banorë të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht rreth 60 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Vaksinimi është faza e fundit në luftën kundër koronavirusit. Institucionet janë të gatshme, pason një proces i imunizimit të të gjithë popullsisë, për një fitore përfundimtare mbi pandeminë.

Kjo është arsyeja pse duhet durim dhe disiplinë nga secili prej nesh për t’u kthyer në një rrjedhë normale të jetës sa më shpejt të jetë e mundur.