VETURA E SKALITUR NË AR

840
0
SHPËRNDAJE

Kjo veturë unike bën që njerëzit të kthejnë kokën

Me nofkën ‘Gold’, ky Nissan GT-R nga kompania japoneze Kuhl Racing, është dekoruar me ngjyrë metalike ari dhe pastaj është skalitur me mund të madh. Është skalitur madje edhe pjesa e pasme.
Por, e gjithë kjo punë e zellshme vjen me çmimin prej 3.8 milionë dirhamë të Emirateve të Bashkuara (përafërsisht 1,030,000 dollarë amerikanë).
Për fatin e palëve të interesuara, në Kuhl Racing akoma s’e kanë gjetur blerësin për veturën e tyre sportive unike ‘Gold’.

Vetura sportive Karlmann King e bërë me porosi mund të bëhet e popullarizuar. Është frymëzuar nga fluturakja reaktive dhe ka çmimin 3.8 milionë dollarë amerikanë.Drejtori i dizajnit Luciano D’Ambrosio thotë se është e përsosur për koleksionistët që kanë shumë vetura dhe që kërkojnë diçka unike.

Makina me katër rrota është e përsosur për udhëtim nëpër shkretëtirë, por D’Ambrosio thotë se është po aq e mirë edhe në rrugë.
Super vetura ‘Sixteen’ nga kompania Devel me seli në Dubai ka nisur jetën si një prototip unik për të testuar reagimin e klientëve, por pasi erdhën disa palë të interesuara u desh të bënin modelin për prodhim.

Do të nxirret zyrtarisht nëe Dubai Motorshow, duke filluar nga çmimi 1.6 milion dollarë amerikanë.

Devel është shkurtesë për ‘Defining Extreme Vehicles’ (Veturat ekstreme të caktuara). Super vetura e frymëzuar nga fluturakja ka motor prej 12.3-litra V16 që prodhon 5,007 kalë fuqi.
Mbase veturat në Dubai Motorshow mund të jenë shumë të shtrenjta për xhepat e shoferëve me të ardhura mesatare, por Wes Raynal nga revista për vetura ‘Autoweek’ thotë se ato gradualisht po bëhen më të arritshme.

Dubai International Motorshow mbahet nga 14-18 nëntor në Qendrën Tregtare Botërore të Dubait.Në këtë ngjarje që mbahet dy herë në vjet marrin pjesë rreth 100 ekspozime globale dhe rajonale.

Aty janë 114 ekspozues dhe rreth 100,000 njerëz pritet ta vizitojnë atë gjatë pesë ditëve./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU