Pas lajmit të aeroplanit të zhdukur në Indonezi, rrëfen njëri nga dëshmitarët

TË FUNDIT

Menjëherë pas nisjes nga kryeqyteti indonezia, Xhakarta zhduket një aeroplan pasagjerësh me rreth 62 persona në bord.

Sipas BBC, aeroplani e ka humbur kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore.

Ndërkaq, faqja e internetit për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24.com, tha se avioni kishte humbur në më shumë se 3 mijë metra lartësi në më pak se një minutë – dhe rreth 4 minuta pasi ishte nisur.

Dëshmitarët lidhur me këtë rastë thanë se ata kishin parë dhe dëgjuar të paktën një shpërthim.

Peshkatari Solihin, i tha shërbimit indonezian të BBC se kishte parë një përplasje dhe kapiteni i tij vendosi të kthehej në breg.

“Aeroplani ra si vetëtima në det dhe shpërtheu në ujë”, tha ai.

“Ishte shumë afër nesh, copat gati sa nuk goditën anijen time”, u shpreh dëshmitari.

Një numër i banorëve të një ishulli afër vendit ku u zhduk aeroplani, thanë për BBC se kishin gjetur objekte që mendonin se ishin nga aeroplani.