Tajvan, tërmet me manigtudë 5.7

TË FUNDIT

Një tërmet me fuqi prej 5.7 ballës sipas Riterit goditi sot brigjet verilindore të Tajvanit, kumton Shërbimi meteorologjik i Tajvanit.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 72.2 kilometrash dhe nuk raportohet për dëme në këtë moment.

Tajvani ndodhet midis dy pllakave tektonike në Detin kinez jugor, kurse në tërmetin e vitit 2016 që goditi pjesën jugore të ishullit vdiqën më shumë se 100 njerëz.

Në vitin 1999, Tajvani u godit nga një tërmet shkatërrues prej 7.3 ballësh ku jetën e kanë humbur më shumë se 2,000 njerëz.