Trafiku po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, borë bie në Kodër të Diellit

TË FUNDIT

Trafiku në rrugë po zhvillohet pengesa nëpër rrugë të lagështa. Borë bie në Kodër të Diellit, informojnë nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ka paraqitje të mjegullës në mëngjes dhe mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Përkujtojnë se në fuqi është  detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të këtij viti.