Alternativa: Zaevi ka blerë vaksina vetëm për partinë e tij dhe filialet e saj

TË FUNDIT

Partia opozitare “Alternativa” përmes një kumtese me shkrim ka reaguar për sasinë e vaksinave që Qeveria ka siguruar, e që sipas kësaj partie, janë siguruar vaksina për rreth 3000 qytetarë.

“Këto vaksina do të vijnë në muajin mars dhe të tjerat nuk dihet kur, lirisht mund të konstatojmë se kjo qeveri vetëm për interesa të popullit nuk punon. Kjo sasi vaksinash mbase është planifikuar për partinë e tij dhe filialet përreth saj”, shkruhet në reagim.

Më tej shkruajnë se të mbulosh me vaksina 1-2% të popullsisë, jo vetëm që është papërgjegjësi e jashtëzakonshme, por njëherazi e shpjegon më së miri se cili është interesi real i kësaj qeverie.

“Kjo e shpjegon më saktë edhe angazhimin e kësaj qeverie për ta legalizuar drogën. Një qeveri që e ka mendjen te droga, nuk mund ta ketë mendjen edhe te shëndeti i qytetarëve. Sa për informacion dhe krahasim, Serbia nga e hëna e fillon ciklit e dytë të vaksinimit me rreth 20 mijë doza, Bullgaria po ashtu e pret dërgesën e dytë me 25 mijë vaksina, ndërsa Republika e Shqipërisë ka njoftuar se tashmë ka siguruar gjysmë milioni vaksina, prej të cilave dërgesa e parë do të arrijë atje brenda janarit”, thonë nga Alternativa.

Sipas tyre, këto shifra, pa folur për standardin evropian dhe amerikan të vaksinimit, janë dëshmi e mjaftueshme se Maqedonia e Veriut.

“Pikërisht për shkak të pakujdesisë së kësaj qeverie ose kujdesit të saj për tema të kundërta me interesin qytetar, do të vazhdojë të llogarisë viktimat e pandemisë dhe do të vazhdojë ta arsyetohet se aq mund të bëjë. Prandaj, AlternAtivA konsideron se heqja qafe e kësaj qeverie, nëse jo për tjetër gjë, së paku për këtë arsye, tashmë është bërë detyrim. Thjesht, bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njerëzve”, përfundon reagimi i partisë së drejtuar nga Afrim Gashi.