Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, ende vlen detyrimi për pajisje dimërore

TË FUNDIT

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, lugina të lumenjve dhe qafa malore, ku ka mjegull gjatë mëngjeseve dhe mundësi për rrëshqitjen e dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2021.