Ali Ahmeti feston 62 vjetorin e lindjes

TË FUNDIT

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot feston ditëlindjen e 62-të me radhë. Ahmeti është lindur më 4 janar të vitit 1959 në fshatin Zajaz të Kërçovës. Angazhimi politik i tij ka filluar qysh në shkollë të mesme, kur arriti që me sukses të vendoste përdorimin e gjuhës shqipe në gjimnazin e tij në Kërçovë. Në vitin 1979 Ahmeti fillon studimet në Fakultetin filozofik pranë Universitetit të Prishtinës, ku diplomon në vitin 1983. Së fundmi Ahmeti, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës.