Brenda shtëpisë së James Bond e cila është në shitje

TË FUNDIT

Shtëpia në pronësi të legjendës së James Bond Sir Sean Connery është në shitje për 1.6 milion euro.

Ylli, i cili vdiq në tetor në moshën 90 vjeç, jetonte në shtëpinë e qytetit dhe kishte një tjetër në vendin fqinj.

Njëra ishte e ndarë në banesa në “Rruga më e kushtueshme e Mbretërinë e Bashkuar” ku shtëpitë mesatarisht kushtonin 17 milionë £ në 2016, përcjell portali tv21.tv

Sir Roger Moore, i cili vdiq në vitin 2017 në moshën 89 vjeç, gjithashtu jetoi në Eaton Square, Belgravia.

Agjenti Stuart Bailey tha: “Në të njëjtën kohë Sir Sean jetonte në numrin 6 Eaton Square, kurse Roger Moore jetoi në numrin 22.Rastësisht ata jetuan vërtet afër njëri-tjetrit.”

Në përshkrimin e pronës thuhet: “Një apartament shumë i ndritshëm në katin e dytë me pamje nga kopshtet Eaton Square.Kjo banesë me pamje nga perëndimi është rinovuar në një standard të lartë. Ekziston një dhomë e madhe pritje në perëndim dhe një kuzhinë më vete, si dhe një dhomë gjumi dyshe dhe një banjo.”

Dhe kjo nuk është shtëpia e vetme e yllit From Russia With Love në treg për momentin.

Rezidenca luksoze e Sir Sean me vlerë 27 milion £ Riviera Franceze në Nisë është gjithashtu në shitje nga Knight Frank.

Shtëpia mahnitëse është referuar ende si “vendi i Sean” nga vendasit./21Media