Zaev: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

TË FUNDIT

Nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë zhvatje të pabazë të dorëheqjes së Qeverisë.  Nuk ka as nevojë, as logjikë për dorëheqje.  Procedura e tillë do të ishte  tradhti e të gjithëve që dhanë mbështetje për  agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga shumica stabile në Parlament, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistë për MIA-n.

Zaev duke folur për  mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare,  të cilat i kërkon opozita, pas vetos bullgare,  por edhe për punën e Parlamentit në këtë situatë, si dhe pushteti e opozita dalin me pohime  se e rrisin numrin  e deputetëve, theksoi se ka filluar  procesi i evropianizimit të vendit dhe zbatimi i agjendës reformuese deri te anëtarësimi përfundimtar  në BE. Shton se ky është qëllim strategjik i Qeverisë, i miratuar nga shumica e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.

“Besimin e  shumicës së qytetarëve të cilët e dhanë në politikat e kësaj qeverie ishte për shkak të  qëllimit të vendosur t’i zgjidh të gjitha çështjet, duke e përfshirë edhe këtë të rëndën me Bullgarinë.  Mickoski  le të shikojë në oborrin e tij  në pallatin e bardhë,  le të mendojë dhe me zë le t’i përgjigjet vetes, kush është ai  që me logjikë duhet të japë dorëheqje pas aq shumë mposhtjeve zgjedhore”, porositi Zaev.

Në lidhje me anketën e fundit të QMBN, në të cilën mbështetja për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në opozitare është në korrniza të  gabimit statistikor, 18,6 për qind e  të anketuarve  janë shprehur  për partinë qeveritare, ndërsa 18,1 për qind për partinë opozitare, Zaev thotë se fusha për garë politike  të ideve dhe koncepteve është e hapur.

Ai potencon se qytetarët në disa cikle të ndryshme zgjedhore kanë treguar se nëpër cilën rrugë  duhet të shkojë vendi.