VIDEO: Sulm i ri në Siri – të paktën 5 të vdekur

TË FUNDIT

Pesë persona, mes të cilëve tre civilë, humbën jetën sot gjatë shpërthimit të një auto-bombe në pjesën verilindore të Sirisë, kumtoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut. Sulmi ndodhi në afërsi të tregut të perimeve në qytetin Ras al-Ain, të kontrolluar nga forcat turke.

Gjatë sulmit në qytetin, i cili gjendet pranë kufirit me Turqinë, janë lënduar edhe katër persona, prej të cilëve disa janë në gjendje serioze, kumtoi organizata joqeveritare me seli në Britani të Madhe.

Ministria turke e mbrojtjes, sërish, informon se dy fëmijë kanë humbur jetën në shpërthim, ndërsa katër civilë janë lënduar.

Në vendin e sulmit arritën automjetet ambulatore dhe i bartnin të pësuarit.

Ras al-Ain është kontrolluar nga forcat turke dhe  kryengritësit sirian të mbështetur prej tyre, prejse gjatë ofansivës që filloi Ankaraja në Sirinë verilindore në tetor të vitit të kaluar, nga qyteti ishte dëbuar grupi kryesor i armatosur kurd Forcat mbrojtëse popullore. Grupi është shpallur nga Turqia si organizatë terroriste, e lidhur me Partinë punëtore kurde.