Gjyqësori në pastrim! Rregulla të reja për vlerësim, por ku është përgjegjësia?

TË FUNDIT

Vlerësim dhe procedurë disiplinore për gjykatësit dhe prokurorët që veprojnë në  mënyrë të papërgjegjshme dhe jo profesionale parashihet me metodologjinë për pastrimin e gjyqësorit. Prokurori shtetërorë, Lubomir Joveski, theksoi se përveç protokolleve të deritanishme po ndryshohen edhe protokollet për vlerësimin e prokurorëve publik, ndërsa qëllimi është që të përforcohet përgjegjshmëria e tyre.

“Vlerësimi i prokurorëve publik kryhet në 4 vjet dhe ky cikël i ri i vlerësimit do të fillojë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, megjithatë prokurorët do të vlerësohen në bazë të raporteve 6 mujore ku do të shqyrtohen 6 lëndë, të cilat 3 do t’i caktojë prokurori publik, ndërsa lëndët tjetër do të zgjidhen rastësisht”, tha Jovevski.

Në raste kur ngritët procedurë disiplinore dhe nëse dëshmohet puna e tyre joprofesionale, zakonisht prokurorët dhe gjykatësit parashtrojnë dorëheqjet dhe këtu mbaron përgjegjësia e tyre. Joveski vlerëson se me dorëheqjen është arritur qëllimi edhe pse, siç tha, mund të ngritët procedurë kundër prokurorit. Por deri më tani nuk është konfirmuar përgjegjësia për asnjë prokuror.

Sipas kryetarit të Këshillit gjyqësor, Kire Zdravev, për gjykatësit është paraparë ngritja e procedurës për ata që ka punuar në mënyrë jo të përgjegjshme edhe pse ai paraprakisht ka dorëzuar dorëheqje.

“Nëse gjykatësi nuk parashtron dorëheqje, atëherë ne e shkarkojmë nga kryerja e funksionit të gjykatësit për punë të papërgjegjshme dhe joprofesionale. Nëse jep dorëheqje apo në ndërkohë pensionohet, në atë rast vendimi është deklarativ, konfirmojmë çfarë ka bërë, shkelje e cila është lëndë në vetë procedurën”, shtoi Zdravev.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq u lëvdua se plani i pastrimit për herë të parë krijon sistem për monitorimin dhe vlerësimin e punës së stafit kryesor në gjyqësor, i cili përcakton kriteret për përzgjedhjen, por edhe për vlerësimin dhe shkarkimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Ky sistem që prezantuam sot hap mundësi jo për 10 më të mirët, por për 100 rastet më të mira, për të cilat gjatë vitit publiku mund të marrë përgjigje për veprimet e tyre. Do të thotë rritje e përgjegjësisë,  transparencës dhe sigurisht rezultate që do të nënkuptojnë rritje të besimit të qytetarëve në sistem”, deklaroi Mariçiq.

Metodologjia e re për pastrimin e gjyqësorit vjen pasi që Këshilli për reforma miratoi Planin e Brendshëm të Këshillit Gjyqësor për monitorimin dhe vlerësimin e punës së gjykatësve, gjykatave dhe kryetarëve të tyre, si dhe Rregulloren për vlerësimin e punës së prokurorëve publik.