2 janari shpallet ditë zie në Kroaci

TË FUNDIT

Në seancën e sotme, Qeveria kroate e shpalli 2 janarin si ditë zie në Kroaci, për shkak të viktimave të tërmetit të djeshëm të fuqishëm.

“Për këtë jam konsultuar edhe me presidentin e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit. Dhe ata e mbështesin këtë vendim”, tha kryeministri Andrej Plenkoviq në seancën e sotme të Qeverisë, e cila filloi me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit.

Në tërmetin me madhësi prej 6,3 ballë të shkallës së Rihterit, humbën jetën shtatë persona.