Shqipëria shprehu solidaritet me Kroacinë dhe i ofroi ndihmë

TË FUNDIT

Kreu shtetëror shqiptar shprehu solidaritet me popullin dhe autoritetet kroate pas tërmetit të fuqishëm që e goditi rajonin Petrinjë në Kroaci.

Kryeministri Edi Rama në një publikim në Tuiter thotë se Shqipëria është afër zemrës së Kroacisë miqësore dhe do t’i ofrojë ndihmë në korrniza të mundësive të saj.

“Ia dërgova ngushëllimin e solidaritetit vëllazëror presidentit Millanoviq dhe kryeministrit Plenkoviq, për  katastrofën  mbi qytetin Petrinjë! Shqipëria është afër zemrës së Kroacisë  miqësore  dhe do ta japë ndihmën e saj të vogël për rimëkëmbjen e plagës së hapur nga tërmeti i fuqishëm”, shkruajti Rama.

Presidenti Ilir Meta shkruajti se Shqipëria është pranë Kroacisë me të gjitha kapacitetet e mundshme, krahë për krahë  në çdo sfidë.

“I shqetësuar dhe i pikëlluar nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Kroacinë miqësore. Solidariteti njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me dëshirë për ballafaqim me këtë gjendje të rëndë dhe zbutje të dhimbjes  së familjeve të cilët i humbën të afërmit e tyre. Jemi pranë Kroacisë, me të gjitha kapacitetet tona të mundshme, si partner strategjik, krahë për krahë në çdo sfidë”, shkruajti Meta.

Solidaritet me popullin kroat dhe  autoritetet e atjeshme  shprehën edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi si dhe Lulzim Basha, lideri i forcës më të madhe opozitare, Partia Demokratike.