Itali: Numri i të vdekurve nga Covid-19 tejkaloi 70.000, më së shumti në Evropë

TË FUNDIT

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali u rrit  në 24  orët e fundit për 553, që paraqet zvogëlim në lidhje  me ditën paraprake kur arrinte 628, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Me bilancin më të ri, numri i rasteve të vdekjes nga Covid-19 në Itali tejkaloi 70.000 dhe arrin 70.395, më së shumti në Evropë.

Numri i të sapoinfektuarve  u rrit për 14.522, që është më shumë në krahasim me ditën paraprake, kur arrinte 13.318.

Nga fillimi i pandemisë në  këtë vend nga  koronavirusi janë infektuar gati dy milion njerëz.

Në spitalet italiane për momentin gjenden 24.546 pacientë.