Numri i të infektuarve me korona virus në botë po afrohet në 71 milionë

TË FUNDIT

Numri i personave të infektuar me virusin korona në botë sot tejkaloi 70 milionë dhe po afrohet në 71 milionë, tregojnë të dhënat e faqes së internetit Uorldometers (worldometers.info).

Në këtë moment, 70.785.244  janë të prekur nga korona virusi, 1.589.732  kanë vdekur ndërsa 49,2 milionë janë shëruar.

Numri i pacientëve të cilët kanë formë më të lehtë të koronavirusit është 19,8 milionë ose 99,5 për qind, ndërsa numri i pacientëve në gjendje serioze është 106.676, ose 0,5 për qind.

Më shumë të infektuar ka në SHBA, më shumë se 16 milionë, pason India me 9,7 milionë dhe Brazili me 6,7 milionë persona të infektuar me Covid-19.