Inspektime të përforcuara për festat e Vitit të Ri, janë mbyllur edhe katër objekte hotelierike

TË FUNDIT

Kontrolle të përforcuara inspektuese në objekte hotelierike në vigjilje të festave të Vitit të Ri që të parandalohen festimet eventuale do të ketë, ndërsa inspektorët do të organizohen varësisht nga ajo se çfarë vendimi do të merret sa i përket punës së tyre, paralajmëron kryetarja e Këshillit Inspektues Magdalena Filipovska Grashovska. Inspektorët e Tregut nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor, mes tjerash, siç tha ajo sot, kanë shqiptuar vendime për mbylljen e katër objekteve hotelierike, tre në Gostivar dhe një në Shkup, për punë pas orës 21 dhe se kishte më shumë mysafir në tavolinë se sa lejohet .

“Absolutisht se do të ketë kontrolle të përforcuara, por do të varet nga ajo se si do të jetë vendimi. Shërbimet inspektuese nuk marrin pjesë në procesin e sjelljes së vendimeve se a do të punojnë, nuk do të punojnë, a do të ketë ndryshime sa i përket punës së objekteve hotelierike. Varësisht asaj se çka do të vendoset, ashtu edhe do të organizohemi. Pa dallim, ashtu siç janë punët inspektorët, veçanërisht Inspektorati i Tregut, por edhe nga të gjithë të tjerët, janë vazhdimisht në teren dhe për çdo ditë maksimalisht i shfrytëzojnë kapacitetet dhe sikur që afrohen festat ju siguroj se edhe më shumë do t’i intensifikojnë mbikëqyrjet”, tha Filipovska Grashovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën  sotme të rregullt për media për aktivitetet e inspektorateve.

Kryetarja e Këshillit Inspektues njoftoi se prej 30 nëntorit e deri më 6 dhjetor inspektorët e tregut kanë realizuar 3.129 kontrolle dhe 490 mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese prej të cilave pjesa më e madhe për respektimin e protokolleve për hapje dhe punë të objekteve hotelierike, me çka kanë shqiptuar 30 akuza për kundërvajtje dhe 44 vendime dhe urdherpagesa për kundërvajtje.