Qendra e re e BE-së për siguri kibernetike do të jetë në Bukuresht

TË FUNDIT

Qendra e re evropiane për kompetenca dhe rrjeti i qendrave për internet-sigurinë do të jetë në Bukuresht. Qendra e ardhshme do të ndajë financim evropian dhe nacional për hulumtim nga sfera e sigurisë kibernetike në BE, kumtoi “Politiko”.

Shumica e vendeve-anëtare në votimin e djeshëm e zgjodhi kryeqytetin e Rumanisë. Qyteti ishte zgjedhur nga lista e shtatë kandidatëve të tjerë, përfshirë Brukselin, Munihun, Varshavën, Vilnusin, Luksemburgun dhe qytetin spanjoll, Leon. Diplomatët e zgjodhën Bukureshtin me 15 vota në votimin e dytë në të cilin Brukseli u përball me kryeqytetin rumun, kumtuan diplomatët e BE-së.

Detyrë kryesore e qendrës është menaxhimi me fondet për siguri kibernetike nga buxheti i BE-së për hulumtim, duke përfshirë dy ,miliardë euro nga programi Evropa digjitale dhe mjete të tjera përmes fondeve për inovacione dhe ripërtëritje nga koronavirusi, si dhe financimi nacional. Unioni fillimisht duhet ta finalizojë kornizën afatgjate financiare 2021-2027.

Qendra nuk do të jetë agjenci zyrtare e BE-së, por pritet të krijojë dhjetëra vende të punës në Bukuresht, duke filluar prej 30, e më pas 80. Gjithashtu, kjo do të ndihmojë në përforcimin e biznesit të kompanive lokale për siguri të internetit.

Deri më tani, Rumania nuk ishte nikoqire e agjencisë së BE-së, e cila luajti rol të rëndësishëm. Gjithashtu, është ranguar në vendin e tretë në statistikat e BE-së për gratë e punësuara në sferën e teknologjive informatike dhe komunikative – 24 për qind e studentëve të diplomuarve në këtë sferë në Rumani janë gra.

Metropolet nacionale gjithashtu janë të shqetësuar se zgjedhja e Brukselit, afër institucioneve kryesore të BE-së, mund të ndikojë në kompetencat e sigurisë nacionale.

Komisioni evropian, Parlamenti evropian dhe Këshilli i Evropës ende i finalizojnë hollësitë për atë se si do të menaxhohet qendra. Marrëveshja pritet deri në fund të vitit. Negociuesit do të tentojnë të arrijnë marrëveshje të premten.