Dështon diskutimi për kornizën negociuese, hiqet nga rendi i ditës së BE-së

TË FUNDIT

Sot mbahet takimi ministror për çështje evropiane në të cilin duhej të japë dritë të gjelbër për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, dhe me siguri për Shqipërinë me kushte shtesë, por për shkak të vetos së Bullgarisë i gjithë diskutimi është hequr nga rendi i ditës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Presidenca gjermane dhe vendet e tjera anëtare të BE-së nuk arritën ta tejkalojnë bllokadën e Bullgarisë e cila për shkak të çështjeve dypalëshe me Shkupin refuzon të japë pëlqim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sivjet, çështje e cila ishte absolvuar  me miratimin e Marrëveshjes së Prespës, marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe metodologjinë e re për negociatat aderuese.

Në BE sundon frustrimi me marrëdhëniet e Bullgarisë që konsiderohet joparimor sepse çështjet dypalëshe, veçanërisht lidhur për vetëvendosjen e vendeve, nuk duhet të jenë pengesë për integrim në BE.

Maqedonia e Veriut pret fillimin e negociatave me BE-në nga viti 2005 kur zyrtarisht e mori statusin e kandidatit.

“Presidenca gjermane është e frustruar që nuk u mundësua të arrihet progres për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut, bëmë gjithçka që mundëm përfshirë edhe lehtësimin e kompromisit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk jemi të kënaqur që Bullgaria i bllokon negociata aderuese për shkak të çështjeve dypalëshe me Maqedoninë e Veriut, për këtë vendet anëtare konsiderojnë se nuk mund të ketë përparim as me Shqipërinë”, deklaroi një diplomat i lartë i BE-së çara mbajtjes së takimit ministror.

Sipas diplomatëve “nuk ka dritë në fund të tunelit” lidhur me zhbllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, sepse Bullgaria nuk lëshon pe për kontestin dypalësh, me çfarë krijoi bllokadë të plotë në Këshillin lidhur me zgjerimin.

Diplomatët në BE nuk presin progres deri në fund  të kryesimit gjerman, ndërsa liderët e BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel “nuk do të kenë kohë të merren me zgjerimin” sepse agjenda “tashmë është mbushur”.

BE në takimin e sotëm ministror do të fokusohet për Bregzitin dhe buxhetin, dy çështje kryesore për BE-në për të cilat gjithashtu  ende nuk ka kompromis