SHANS I DYTË PËR INTEGRIM NË BE, A DO TË KAP MAQEDONIA TRENIN E FUNDIT PËR INTEGRIM?

223
0
SHPËRNDAJE

Maqedonia ende ka mundësi që të hyjë në grupin e Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët pritet të bëhen anëtare të BE-së në vitin 2025, theksoi ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska. Sipas saj, Maqedonia në këto 4 muaj ka filluar shumë procese dhe ka treguar vullnet dhe interes për të punuar drejt integrimit, dhe kjo mund të ndikojë që BE të vendos që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në Union.

“Mendoj se Maqedonia në një periudhë shumë të shkurtë prej 4 muajve tregoi se mund të punojë në përmirësimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët. Vendimi dhe mbështetja që e kemi marrë në Bruksel është edhe si rezultat i asaj politike të re, të përgjegjshme dhe të pjekur”, u shpreh Radmilla Sheqerinska, Ministre e mbrojtjes.

Nga ana tjetër ish ministri për politikë të jashtme, Nikolla Popovski theksoi se Maqedonia ka lënë një përshtypje tek fqinjët se janë të gatshëm të nënshkruajnë gjithçka pa bërë shumë pyetje.

“Mendoj se nuk ka ndihmuar përshtypja që kemi lënë tek fqinjët tanë, se nuk do të ketë propozim që do të vinte nga jashtë deri te qeveria jonë, të cilin ajo nuk do ta përmbushte. Mendoj se duhet të dalim nga koncepti në të cilin dikush na servon zgjidhje dhe na përgatitë tekstet, ndërsa ne si shtet jemi këtu që përmes përfaqësuesve qeveritar t’i nënshkruajmë këto tekste”, tha Nikolla Popovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Edhe kryetarja e institutit  për politikë Evropiane Juliana Nikollova theksoi se Maqedonia ka gjasa të kap trenin e fundit për të hyrë në BE së bashku me Serbin dhe Malin e Zi në vitin 2025, por për këtë duhet të tregohet se qeveria e re është e gatshme për të bërë reforma serioze.

Në panelin 2 ditor që do të mbahet në Shkup, pritet që ekspertë nga e gjithë Evropa, në sferën e euro integrime të shkëmbejnë ide dhe propozime se si mundet Maqedonia të përshpejtojë procesin e integrimet të saj në familjen evropiane.

Përgatiti: Bajram Memeti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU