SHTYHET SEANCA PËR “SHUPLAKAT E POROSITURA”, SEANCA E RADHËS MË 20 NËNTOR

540
0
SHPËRNDAJE

Për shkak të mungesës së dy prej 13 të akuzuarve në rastin “Shuplakat e porositura në Qendër” seanca e sotme është shtyrë për me 20 nëntor.

Prokurorja speciale, Fatime Fetai për shkak të mungesës së paarsyeshme të njërit nga të akuzuarit kërkoi që në seancën e ardhshme i njejti të sillet me forca policore.

Në gjykatën penale të Shkupit, ishin të pranishëm lideri I VMRO-së, Nikolla Gruevski i cili është i akuzuari i parë i rastit, ish ministri, Mile Janakieski dhe deputetja, Daniella Rangellova.

Sipas Fetait, rasti po shtyhet nga gjykatësja Tatjana Mihajllova pa nevojë.

Për rastin shuplakat e porositura për Zhernovskin, PPS parashtroi propozim për ndjekje penale më 15 shtator të vitit të kaluar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU