ISHULLI AMERIKAN NË KRIZË

993
0
SHPËRNDAJE

Pasojat e uraganit “Maria” në Porto Riko

Uragani Maria la pasoja shkatrrimtare në ishullin amerikan të Porto Rikos , ku e gjithë popullsia është ende pa energji, ndërsa inxhinierët thonë se do të duhen muaj derisa ky shërbim të rikthehet.

Ndërkohë, diga e rrezikuar për t’u shembur që prej së premtes mbetet ende një problem për banorët. Dërgesat me ushqime, ujë dhe gjeneratorë kanë nisur të mbërrijnë në portin kryesor në San Juan, i cili është rihapur. Të paktën 13 vetë kanë humbur jetën që kur “Maria” goditi Porto Rikon, territor amerikan në Karaibe, përcjell rtv21.tv

Stuhia, e cila tashmë i drejtohet ujërave të hapura në perëndim të Atlantikut, shkaktoi përmbytje masive dhe dëmtime të mëdha strukturash. U prish edhe rrjeti telefonik anembanë ishullit, ndërsa zyrtarë nga Agjencia federale e Menaxhimit të Emergjencave thonë se do të çojnë atje telefona satelitorë.

Drunjët e rrëzuar kanë bllokuar pjesën më të madhe të autostradave, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shtëpive janë pa çati, përveçse të goditura nga përmbytjet. Zyrtarët e këtij ishulli thonë se ka ende rrezik përmbytjesh nga lumi kryesor i Porto Rikos, Guajataca, si pasojë e shembjes së mundshme të digës./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU