Ceremonia lamtumirëse e Maradonës do të mbahet në Pallatin presidencial dhe do të zgjasë 48 orë, priten një milion vizitorë

TË FUNDIT

Ceremonia lamtumirëse e ish-lojtarit të kombëtares argjentinase, Diego Maradona do të mbahet në “Kasa Rosada”, rezidenca zyrtare e presidentit argjentinas. Ngjarja do të zgjasë 48 orë. Rreth një milion njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoni.

Maradona në karrierën e tij ishte pjesë e Boka Juniors (1981 – 1982, 1995 – 1997), Barcelona (1982 – 1984) dhe Napoli (1984 – 1991).

Ai gjithashtu ishte trajner i ekipit kombëtar të Argjentinës nga viti 2008 deri në vitin 2010.

Në vitin 1986, duke luajtur për ekipin kombëtar, Maradona e fitoi Kupën e Botës që u mbajt në Meksikë. Ai u zgjodh lojtari më i mirë në atë turne. Ai do të mbahet mend edhe për “Dorën e Zotit” nga dueli me Anglinë (2:1) kur shënoi një gol me dorë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986.

Maradona gjithashtu e fitoi dy herë kampionatin e Italisë me Napolin.