Të paktën 37 të vdekur në trazirat në Kampalë pas arrestimit të opozitarit Bobi Uejn

TË FUNDIT

Të paktën 37 persona humbën jetën në protestat në Ugandë pas arrestimit të politikanit opozitar dhe muzikantit Bobi Vejn, bëri të ditur sot policia.

Në Kampalë, qyteti në të cilin gjendja ende është shumë e tensionuar, janë arrestuar rreth 350 persona.

Opozitari Vejn akuzohet se nuk i ka respektuar masat e vendosura për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Në vitet paraprake ai disa herë është arrestuar, ndërsa në veprimin e tij politik vazhdimisht bën thirrje për ndërrimin e presidentit aktual Joveri Museveni, i cili është në pushtet plot 36 vjet.

Zgjedhjet në Ugandë janë caktuar për në fillim të vitit 2021.