Dimitrov: Gjuha dhe identiteti nuk mund të jenë pengesë për integrimin

TË FUNDIT

Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk mund të jenë pengesë për integrimin, diversiteti kulturor dhe gjuha janë vlerë që duhet të respektohen në përputhje me Marrëveshjen e Lisbonës, e as gjuha maqedonase mund të jetë pengesë e marrëdhënieve të mira fqinje të bazuara në respekt të ndërsjellë, ka porositur zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në takimin e sotëm të parë me ambasadorin e sapoemëruar të Italisë, Andrea Silvestri.

Në takim, siç informoi pasdite SÇE, Dimitrova ka theksuar se Qeveria vazhdon me përpjekjet për të kërkuar zgjidhje dinjitoze, duke e respektuar të drejtën tonë të vetëvendosjes, në kuadër të parimeve evropiane.

“Por integrimet evropiane nuk duhet të mbeten peng i çështjeve bilaterale. Evropianizimi i shoqërisë sonë, mbetet qëllimi kryesor i Qeverisë. Reformat do të vazhdojnë sepse qëllimi i vërtetë i procesit të aderimit në esencë është pikërisht evropianizimi, vendosja e standardeve evropiane brenda. Në këtë proces çdo ndihmë nga miqtë tanë do të jetë e mirëseardhur”, theksoi DImitrov.

Duke i dëshiruar sukses ambasadorit Silvestri në mandatin e tij, zëvendëskryeministri Dimitrov shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi bilateral dhe thellimi mëtutjeshëm i tij.

Nga ana italiane, siç qëndron në kumtesën e SÇE-së, u riafirmua mbështetja e fuqishme nga Italia për integrimin tonë evropian.