Zvogëlohet bartja e virusit, por presioni ndaj spitaleve ende është i madh

TË FUNDIT

Analizat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se është ulur bartja e koronavirusit. Fakti i bartjes (R0) (er zero) është ulur nga 1,5 në afër 1. Kjo do të thotë se një njeri gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë ka infektuar 1,5 njeri, ndërsa tani analizat tregojnë se infekton më pak se 1, sqaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri tha se masat japin rezultate, por paralajmëroi se virusi është i paparashikueshëm dhe në një moment mund të keqësohet situata klinike e pacientit dhe kështu të duhet një numër i madh i pacientëve të hospitalizohen.

“Ky do të thotë presion i madh ndaj sistemit shëndetësor”, deklaroi Filipçe.

Ministri potencoi se tani për tani nuk nevojitet vendosja e orës policore, por nga ana tjetër e potencoi rëndësinë për respektimin e masave për shkak të presionit serioz mbi sistemin shëndetësor dhe të mbushjes së shpejtë të kapaciteteve spitalore, si edhe mungesën e kuadrit mjekësor.

Për dallim nga pranvera dhe vera, në këtë periudhë të vitit virusi ka transmision të madh lokal, ka thënë Filipçe./MIA