Çfarë mund të bëjë Trampi kur të largohet nga Shtëpia e Bardhë?

TË FUNDIT

Presidenti aktual Donald Tramp do të qëndrojë në pushtet deri më 20 janar, kur do t’i dorëzojë pushtetin pasardhësit të tij dhe të bashkohet me klubin ekskluziv të ish presidentëve të SHBAsë. Çfarë do të ndodhë më tej për këtë manjat politik dhe afarist? Ka leksione fitimprurëse, shkrime kujtimesh, planifikim i bibliotekës presidenciale, por Trump nuk ka qenë kurrë një politikan tradicional.

Ky nuk ka pse të jetë fundi i ambicjeve politike të Trampit – ai gjithmonë mund të ndjekë gjurmët e Grover Klivlend dhe të kandidojë përsëri (në vitin 2024) për një mandat të dytë. Trampi rrallë është tërhequr nga betejat në gjykatë – dhe ka disa në shënjestër të cilët mund t’i marrin kohë kur ai të largohet nga funksion.

Disa hetime kundër Organizatës Tramp tashmë kanë filluar, njëra prej të cilave është në shtetin e Nju-Jorkut.Prokurori i Qarkut në Menheten ka nisur një hetim për Organizatën Tramp, i lidhur fillimisht me pretendimet se dy gra që pretendonin se kishin një lidhje me Trampin ishin paguar për të heshtur, megjithëse apelimet e fundit të gjykatës sugjerojnë që hetimi është zgjeruar.

Trampi ka hedhur poshtë me forcë hetimin, duke e quajtur atë një “gjueti shtrigash” dhe është e paqartë nëse prokurori ka ndonjë provë për një akuzë penale. Presidenti gjithashtu përballet me akuza për shpifje në lidhje me dy raste të sulmit të pretenduar seksual që u ngritën veçmas nga dy gra. Trampi i ka mohuar akuzat.

Meri Tramp, mbesa e presidentit, gjithashtu ngriti një proces gjyqësor duke e akuzuar atë dhe dy anëtarët e familjes për mashtrim dhe komplot. Para se të bëhej politikan, Trampi ishte një manjat i pasurive të patundshme, yll i një realiti shou televiziv dhe ambasador i markës së tij, duke përdorur emrin e tij për marrëveshje fitimprurëse licencimi.

Ai ndoshta mezi pret që të vazhdojë atje ku e la katër vjet më parë dhe të kthehet në botën e biznesit.Nju Jork Tajms raportoi se Trampi kishte më shumë se 400 milionë dollarë hua gjatë viteve të ardhshme – megjithëse ai tha se kjo ishte vetëm një “përqindje e vogël” e vlerës së tij neto.Organizata Tramp ka shumë hotele dhe terrene golfi.Ka prona me emrin “Tramp” në Mumbai, Stamboll dhe Filipine – dhe, natyrisht, në Uashington – si dhe terrene golfi në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Dubai dhe në Indonezi. Trampi nuk është i huaj as për televizionin, pas një paraqitje fitimprurëse në realiti shou “stazhant”.

Prandaj, ka shumë spekulime se ambicia e tij është të fillojë të merret me media informative, ose duke hapur kanalin e tij ose duke bashkëpunuar me një rrjet konservator tashmë të inkorproruar. Presidentët shpesh nënshkruajnë një marrëveshje për libra – Barak dhe Mishel Obama, për shembull, kanë nënshkruar një kontratë të përbashkët rekord, thuhet se për 65 milionë dollarë – edhe pse kjo vlerë është e rrallë, tha Xhorxh U. Bush. Bushi thuhet se mori një paradhënie prej 10 milionë dollarësh për kujtimet e tij.

Barak dhe Mishell Obama gjithashtu nënshkruan një marrëveshje produksioni me vlerë milionëshe me Netfliksin dhe të dy Klintonët kanë marrëveshje për podkast. Trampi do të marrë një pension presidencial dhe shumë përfitime të tjera kur të largohet nga detyra. Ligji për ish-presidentët, i cili hyri në fuqi në vitin 1958 për të ruajtur dinjitetin e funksionit, siguron një larmi përfitimesh, përfshirë një pension vjetor i cili në vitin 2007 kishte vlerën  prej 207.800  dollarësh. Ish presidentët kanë gjithashtu të drejtë për mbrojtje gjatë gjithë jetës nga Shërbimi Sekret, sigurim shëndetësor, shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e personelit. Pra, Trampi, në moshën 74 vjeçare, mund të vendosë të tërhiqet paqësisht