Shikoni cilat janë qytetet më të mira për jetesë

TË FUNDIT

Në këtë vit 2020, koncepti për qytet më të mirë për jetesë ka ndryshuar… Tashmë nuk merret parasysh vetëm zbavitja dhe kultura, ajri i pastër dhe paga e lartë. Këtë vit, para së gjithash, më i rëndësishëm ishte -shëndeti.

Revista “Glloball Fajnens”, tradicionalisht, e përgatiti listën vjetore të qyteteve më të mira për jetesë në botë, në bazë të parametrave të zakonshëm, por tani merret parasysh edhe numri i të vdekurve nga Kovid-19 në milionë banorë, që vlerësohet me koeficient 3 për prioritet. Të dhënat janë siguruar nga Universiteti “Xhon Hopkins”.

Në këtë kuptim, Tokio është në vendin e parë, ndërsa qytetet evropiane Milano, Madrid dhe Barcelona u gjetën pas vendit të 35-të…Që nga çasti i parë, kur virusi doli nga kufijtë e Kinës, Japonia i mbylli kufijtë e saj dhe njoftoi se i shtynë Lojërat Olimpike, duke arritur njëkohësisht dhe me mjaft efikasitet t’i mbrojë qytetarët e saj, aq sa ishte e mundur.

Vijon lista e qyteteve më të mira për jetesë në vitin 2020:

1. Tokio, Japoni,

2. Londër, Britani e Madhe,

3. Singapori

4. Nju Jork, SHBA,

5. Melburn, Australi,

6. Frankfurt, Gjermani,

7. Paris, Francë,

8. Seul, Koreja e Jugut,

9. Berlin, Gjermani,

10. Sidnei, Australi