Në Covid-qendrat në Shkup për 24 orët janë hospitalizuar 37 pacientë, gjithsej 410 të sëmurë mjekohen nga Covid-19

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 37 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirus. Gjithsej 42 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 24 pranime edhe atë katër pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, tre pacientë janë pranuar në kovid-qendrën e Klinikës për neurologji dhe 17 të sëmurë janë hospitalizuar në repartin e ri të Klinikës për gastroenterohepatologjia.

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve.

Në Klinikën për lëkurë në kovid-qendrën për momentin mjekohen 24 pacientë, në Klinikën për neurologji 37 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 55 pacientë me simptoma të koronavirusit.

Në SPQ “8 Shtatori” ka 79 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive ka 160 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijëve Kozle ka 38 pacientë, nga të cilët 11 fëmijë dhe 27 të rritur.

Gjithsej 410 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje të oksigjenit.