Kandidatura për kryesimin me OSBE-në do të jetë në axhendën e takimit të Organizatës në dhjetor

TË FUNDIT

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me vendim të Qeverisë, Republika e Maqedonisë së Veriut paraqiti kandidaturën për të kryesuar me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në vitin 2023.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili theksoi se këtë mëngjes e ka njoftuar me letër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama të cilët janë kryesues aktual me OSBE-në, me çka edhe zyrtarisht kandidatura e Maqedonisë së Veriut do të vendoset ne axhendën e takimit të dhjetorit të kësaj Organizate.