Reparti Intern në Dibër shndërrohet në infektive për trajtimin e pacientëve me Covid- 19

TË FUNDIT

Spitali i Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar në Dibër, po e transformon repartin e mjekësisë interne në një repart infektiv dhe në të tashmë pranohen pacientët e parë me Kovid – 19, deklaroi për MIA-n, Baki Halili, drejtori i spitalit.

“Për shkak të situatës së njohur epidemiologjike në vend dhe në rajonin tonë, ne vendosëm ta kthejmë repartin Intern në një repart infektiv, me një hyrje të veçantë nga pjesa e prapme e spitalit. Tetë mjekë dhe i njëjti numër i infermiereve janë angazhuar dhe ofrohet kujdes 24-orësh për pacientët”, shtoi Halili.

Në të njëjtën kohë, sipas tij, pa ndërprerje deri në orën 22 punojnë edhe laboratori dhe shërbimi me rreze, të cilat furnizohen me të gjithë reagensët e nevojshëm dhe materialin mjekësor.

“Aktualisht me terapi të rregullt kemi shtatë grupe të pacientëve me Kovid, ndërsa sot kemi pasur edhe dhjetëra për ekzaminime kontrolli. Nëse ka nevojë, ndërsa shpresoj që jo, ne do ta pajisim edhe repartin kirurgjikal”, theksoi Halili.

Theksoi se spitali po lufton me armikun e padukshëm për më shumë se tetë muaj dhe se që nga fillimi i pandemisë, si një spital i vogël, ka përshtatur tre dhoma ku pranohen njerëz me pasqyrë klinike të Kovid-19 dhe sipas anketës epidemiologjike dhe në konsultim me një infektolog kanë pranuar terapi, ndërsa me formë të lehtë ishin në izolim në shtëpi.

Në komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupa që nga fillimi i pandemisë deri dje, sipas të dhënave të kumtuara zyrtarisht, gjithsej janë infektuar 386 njerëz, 18 vdiqën, ndërsa 75 janë aktivë në sëmundjen. Në dhjetë ditët e fundit numri i të sapoinfektuarve është mbi 40 persona.