Shfrytëzuesit e pensionit duhet të paraqesin vërtetim adekuat deri më 30 nëntor

TË FUNDIT

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Ministria e Arsimit informojnë të gjithë nxënësit dhe studentët që janë përfitues të pensionit familjar të paraqesin vërtetim të duhur me të cilën do të dëshmojnë statusin e tyre si student, mbi bazën e të cilit zgjatet pagesa e pensionit familjar deri më 30 nëntor të vitit 2020.

“Për shkak të situatës me pandeminë e Kovid-19 dhe fillimit të vitit shkollor/akademik një muaj më vonë, pra nga tetori i vitit 2020 si dhe për shkak të realizimit të orëve mësimore në internet, një numër i madh i fëmijëve shfrytëzues që marrin pensione familjare nuk kanë paraqitur ende vërtetimin e nevojshëm të lëshuar nga një institucion i duhur arsimor”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministria bën thirrje që masat e mbrojtjes së koronavirusit të respektohen në procesin e mbledhjes së vërtetimeve nga institucionet arsimore dhe dorëzimin e tyre në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor.