Mickoski propozon testim mujor falas për punonjësit shëndetësor të cilët janë në rrezik më të madh nga Kovid-19

TË FUNDIT

“Në kohën e pandemisë Kovid, për të mbrojtur ata që kujdesen për shëndetin tonë dhe për të shpëtuar jetë, propozoj Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të sigurojnë dhe organizojnë testime falas një herë në muaj për të gjithë punonjësit shëndetësorë në nevojë dhe atje ku ka rrezik më të madh të sëmundjes”, thotë kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Për shkak profesionit specifik të tyre, thotë Mickoski, ata janë të detyruar të paguajnë për testime disa herë në muaj, sepse nuk ka data testimi përmes mjekut amë, sistemi nuk e lejon atë ose afati i parë i lirë është shumë vonë.

“Të mbrojë punonjësit shëndetësorë, familjet e tyre dhe kështu të mbrojmë pacientët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor”, thotë Mickoski.