16 VJETORI I MO-së, KU I GJEN SHQIPTARËT? AHMETI: MO NDRYSHOI STATUSIN E SHQIPTARËVE

681
0
SHPËRNDAJE

Në shënimin e 16 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit ka arritur të ndryshojë statusin juridiko-politik të shqiptarëve në Maqedoni. Kryeparlamentari Talat Xhaferi ndërkaq theksoi se kjo marrëveshje është një kusht pa të cilin nuk mund të ecet përpara. Zv/kryeministri Hazbi Lika, marrëveshjen e cilëson si një hallkë të rëndësishme në procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE. Gjate këtij manifestimi u promovua edhe libri Marrëveshja e Ohrit, i autorit Melaim Fetahi.

 

Para të pranishmëve u drejtua edhe përfaqësuesja e LSDM-së Frosina Remenski. Sipas saj në këtë ditë janë shënuar më tepër ngjarje historike në mbarë botën përfshi edhe Marrëveshjen e Ohrit e cila i dha fund konfliktit të brendshëm dhe u bë pjesë e Kushtetutës së vendit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU