Benzina lirohet për gjysmë denari, çmimi i diselit mbetet i njëjtë

TË FUNDIT

Benzina dhe vaji ekstra i lehtë i lehtë për amvisëri do të bien për gjysmë denari për litër prej sonte në mesnatë, ndërsa çmimi i diselit do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRE). Me këtë vendim ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.39 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 58.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 60.5, EURODIESEL BS (DE V) për 50.5, dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL -1) për 50 denarë për litër.

Me vendimin e KRE-së për 0,184 denarë për kilogram, po rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet dhe do të arrijë në 26,938 denarë.

Si arsye për ndryshimin në çmimet me pakicë të derivateve të naftës, KRE potencon uljen e çmimit të referencës së benzinës në tregun botëror me 2.37 për qind dhe naftës me 1.499 për qind në shtatë ditët e fundit, si dhe 0.311 për qind kursin e këmbimit më të ulët të denarit krahasuar me dollari. sn/