Osmani: Për mbishkrimet nëpër monumente zgjidhje le të gjejnë historianët jo politikanët

TË FUNDIT

Lidhur me kërkesat e fundit të politikanëve bullgarë për të ndryshuar pllakat në monumentet që lexojnë “okupatori fashist Bullgar”, Osmani tha se çështja duhet të diskutohet nga komisionet, jo nga politikanët.

“Do të ishte mirë që reciprokisht të zbutet toni i çështjeve historike, por për atë zgjidhje duhet të gjendet nga komisionet. Nuk mendoj që duhet politika ta bëj këtë zgjidhje sepse gjithmonë do të kontestohet në të ardhmen si vendim politik , por i inkurajoj komisionet e historianëve që nëse do të gjejnë bazë për të zbutur pikëpamjet ndaj njëri-tjetrit në kontektin historik dhe kjo të ndikojë në përmirësimin e raporteve të tanishme dhe të ardhme, une i inkurajoj që ta bëjnë këtë.” – tha Osmani.